Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet për popullin rus i cili është tronditur nga dy shpërthime terroriste të ndodhura në metronë e Shën Pjetërburgut, ku kanë humbur jetën të paktën 10 persona dhe janë plagosur 47 të tjerë.
“I trishtuar nga shpërthimet që shkaktuan të vrarë dhe të plagosur në metronë e Shën Peterburgut. Ngushëllime popullit rus. Qëndrojmë së bashku kundër terrorizmit!”-shkruan Bushati në rrjetin e tij social.
Shpërthimi i dyfishtë ka ndodhur këtë paradite pranë sheshit “Sennaya Ploschad” dhe në afërsi të universitetit të Shën Pjetërburgut.
Në qytet ka qenë i pranishëm dhe Presidenti Putin i cili përmes një deklarate është shprehur se Rusia do të marrë të gjitha masat për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.
“Autoritetet e qytetit dhe, nëse nevojitet, autoritetet federale do të ndërmarrin të gjitha masat për të mbështetur familjet e viktimave dhe të të plagosurve”- ka thënë Putin.
Gazeta Express/