Rajon & Botë

Sulmet ajrore siriane vrasin 30 civilë në Damask

Sulmet intensive ajrore siriane gjatë ditës së shtune kanë vrarë të paktën 30 civilë në qytetin periferik të Damaskut verior, vetëm një ditë pas raportimeve për vrasjen e një piloti të forcave siriane.

Reuters njofton se sulmet e kanë goditur një qendër mjekësore, një shkollë dhe një zonë të banimit në qytetin Jayrud, e cila është një zonë shumë e populluar që kishte arritur marrëveshje armëpushimi me ushtrinë e cila e ka kursyer atë nga bombardimet e renda në zonat tjera të kontrolluar nga rebelët, përcjell Gazeta Express.

Mbikëqyrësi Sirian i të Drejtave të Njeriu me seli në Londër ka thënë se edhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet me artileri si dhe bombardimet e ushtrisë në këtë zonë./Gazeta Express/