Rajon & Botë

Sulme të ashpra në aeroportin e Mosulit

Në mëngjesin e sotëm, e mërkurë, militantët e “Shtetit Islamik” kanë hyrë në aeroportin e Mosulit në Irak, të cilët ende nuk kanë arritur të dëbohen nga ushtria irakiane.

Mediat botërore raportojnë se një grup i xhihadistëve tashmë kanë filluar edhe sulmet me bomba përmes dronëve që i kanë lëshuar, por edhe sulmet me armë automatike, transmeton Gazeta Express.

“Ka edhe snajperistë brenda ndërtesës”, ka thënë një ushtar irakian.

Deri tani nuk është raportuar se ka ndonjë person të lënduar, derisa thuhet se ushtarët irakianë janë në zonë të sigurt.