Rajon & Botë

Sulm vetëvrasës Siri, të paktën 20 të vrarë

Të paktën 20 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, në një sërë shpërthimesh të cilat ndodhën në ndërtesat e sigurisë në qytetin Homs të Sirisë.

Mediat vendase njoftojnë se shpërthimet kanë ndodhur të shtunën në mëngjes dhe se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës.

Jetën e kanë humbur të paktën 20 njerëz, ndërsa një numër i madh i tyre ka mbetur i plagosur.

Homsi është qyteti i tretë për nga madhësia në Siri, pjesë e madhe e të cilit është në kontroll të forcave të regjimit të presidentit Bashar al-Assad.