Rajon & Botë

Sulm vetëvrasës në një bazë ushtarake në Somali

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij në një akademi ushtarake në perëndim të kryeqytetit somalez, duke lënë të vrarë të paktën 5 ushtarë.

Koloneli Abdi Hassan ka thënë se sulmuesi ishte veshur me uniformë ushtarake dhe kishte hyrë në kampin trajnues mëngjesin e së hënës.

Ai kishte detonuar eksplozivët e tij, pranë ushtarëve dhe oficerëve.Grupi ekstremist islamik në Somali, al-Shabab, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.