Rajon & Botë

Sulm vetëvrasës në Jemen, 43 të vdekur

Si pasojë e sulmit të paktën 43 ushtarë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve të marra nga burimet spitalore thuhet se sulmi vetëvrasës është organizuar në afërsi të shtëpisë së gjeneralit Nasır el-Amburi në rajonin Hur Mekser.  Dëshmitarët okularë thanë se kamikazi është futur në mesin e ushtarëve që ishin mbledhur për të marrë rrogat e vonuara.

Si pasojë e sulmit të paktën 43 ushtarë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.  Ndërkohë në lidhje me sulmin ende nuk ka një reagim zyrtar.  Në një sulm me autobombë në hyrje të një garnizoni në rajonin Hur Mekser më 10 dhjetor, të paktën 30 persona humben jetën dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur.