Rajon & Botë

Sulm vetëvrasës në Irak, 30 të vdekur

Gjatë ditës së sotme një person ka hedhur veten në herë në kryeqytetin e Irakut. Nga sulmi vetëvrasës humbën jetën 30 persona dhe u plagosën 60 të tjerë, shkruan Gazeta Express.

Sipas mediave sulmi ka pasur si qëllim grupet Shii të cilët festonin rrugëve të Bagdatit muajin që sipas tyre quhet Muharrem dhe është i shenjtë.

Duke u bazuar në raportimet e të para mendohet se personi që ka hedhur veten në erë mund të jetë pjestar i organizatës terroriste famëkeqe ISIS.

Grupimet Shii dhe Synii që jetojnë në Irak për vite me radhë janë në luftë civili dhe si pasojë kanë humbur jetën shumë civilë.