Rajon & Botë

Sulm vetëvrasës në dasmë, vriten 22 dasmorë

Të paktën 22 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në një dasmë kurde në verilindje të Sirisë.

Mbikëqyerësi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani të Madhe, i cili mbështetet në një rrjet kontaktesh nëpër Siri, raporton se kamikazi i ISIS hodhi veten në erë në parti të dasmës kurde dje, duke vrarë 22 persona, transmeton Express.

Ky grup, së pari raportoi për 12 të vrarë, por më pas e rriti numrin në 22, ndërkohë mediat kurde raportojnë se edhe 47 persona të tjerë janë lënduar.

Dasma në fshatin al-Tal, i cili kontrollohet nga kurdët, ishte e një anëtari të Forcave Demokratike Siriane më shumicë kurde, një grup ky i cili është duke e luftuar ISIS-in në veri të vendit.

Raportohet se në mesin e të vrarëve është edhe dhëndëri.