Rajon & Botë

Sulm vetëvrasës në Afganistan, vritet një ushtar i NATO-s

Në një sulm vetëvrasës me bombë në konvojin e forcave të huaja në provincën Karabah të Afganistanit, ka humbur jetën një ushtar i NATO-s dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, njoftoi sot koalicioni ndërkombëtar në Afganistan.

Personat e plagosur janë duke marrë ndihmë mjekësore në spitalin ushtarak në Bagram, ndërsa gjendja e tyre është stabile.

Sulmuesi vetëvrasës kishte të veshur burkën, thanë zyrtarë afganë.

Guvernatori i rajonit Karabah në veri të Kabulit, Abdul Sami Sarifi, tha se sulmuesi ishte duke u vozitur me motor, transmeton AP.