Rajon & Botë

Sulm tjetër terrorist në Bagdad, 9 të vrarë

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur sot si pasojë e një shpërthimi të një makine e cila ishte e mbushur me eksplozivë në një rrethinë në veri të Bagdadit, bëjnë të ditur burimet e sigurisë dhe ato të shëndetësisë.

Reuters raporton se për momentin askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por Shteti Islamik (ISIS) kryen rregullisht sulme terroriste të ngjashme si kjo e sotme në kryeqytet dhe në pjesë tjera të Irakut, ku mori nën kontroll zona të tera në vitin 2014, përcjell Gazeta Express.

Bagdadi është në alarmim për sulme terroriste pasi një shpërthim në qendër të rrethinës Karrada më 3 korrik vrau të paktën 292 njerëz, duke e bërë këtë sulm njërin prej sulmeve me bomba më vdekjeprurëse në Irak që nga koha kur forcat e udhëhequra nga ShBA rrëzuan Saddam Husseinin para 13 viteve.