Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se në sulmin me bombë të kryer rreth orës 08.45, me orën lokale ndaj automjetit që transportonte ushtarët dhe rreshterët që kishin dalë me leje nga komanda e brigadës së komandove në Kayseri kanë rënë dëshmorë 13 ushtarë dhe janë plagosur 48 ushtarë të tjerë.
Sipas informacioneve të marra mësohet se një autobombë ka shpërthyer në afërsi të hyrjes të Universitetit Erciyes, ku pranë vendit të shpërthimit ndodhej edhe një autobus me ushtarë.
Në vendin e ngjarjes ku bëhet e ditur se ka të vrarë dhe të plagosur kanë mbërritur ekipet e policisë dhe ambulancave, të cilët kanë transportuar të plagosurit në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Erciyes.
Policia ka marrë masa të gjera të sigurisë në vendin e ngjarjes, ku edhe prefekti i qytetit Kayseri Süleyman Kamçı dhe drejtori i policisë İbrahim Kulular ndodhen gjithashtu në vendin e ngjarjes.