Rajon & Botë

Sulm terrorist në Izrael, katër të vrarë mbi 13 të plagosur

Katër persona janë vrarë në Jeruzalem nga një palestinez, i cili përplasi me kamion një grup të ushtarëve, sulm të cilin policia e quan terrorist.

Tri gra dhe një burrë, të gjithë  rreth të njëzetave, u vranë dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën, tha policia, shkruan BBC.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmuesi, i cili u qëllua për vdekje nga ushtarët, ishte një mbështetës i dyshuar i të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Zyra e kryeministrit nuk dha detaje se çfarë çoi në të gjeturat.

Shefi i policisë i Izraelit Roni Alsheich tha se sulmuesi, i cili është identifikuar nga policia, ishte një palestinez nga Jeruzalemin Lindor, transmeton KosovaPress.