Zyrtarët turk thonë se dy policë janë vrarë në Turqinë veriore në një sulm i cili kishte për cak oficerët që po mbanin sigurinë në një postbllok rrugor.
Po ashtu, janë lënduar edhe pesë oficerë të tjerë, përfshirë dhe një civil, njofton AP, përcjell Express.
Guvernatori Yucel Yavuz ka thënë se sulmi ka ndodhur sot në qytetin Macka, afër Detit të Zi.
Ndërkohë, agjencia private e lajmeve, Dogan, ka thënë se sulmuesit kanë hapur zjarr dhe kanë gjuajtur granata në drejtim të oficerëve.
Incidenti është përshkuar si sulm terrorist nga Yavuz.