Rajon & Botë

Sulm në Turqi: Tre ushtarë të vdekur dhe 10 të plagosur

Tre ushtarë u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën nga një sulm që besohet të jetë kryer nga militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) kanë thënë burimet e sigurisë. Sulmi ka ndodhur në krahinën juglindore të Sirnak në Turqi.

Burimet e sigurisë fillimisht raportuan për tre ushtarë të vrarë dhe tetë të plagosur, mirëpo tani numri i të plagosurve ka shkuar në dhjetë.

Në këtë zone, militantët e PKK’së kishin shkaktuar dhunën më të keqe në dy dekadat e fundit. Gjendja ka filluar të përkeqësohet 2 viteve të fundit në po në të njëjtën zonë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

PKK është e përcaktuar si organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, atëherë kur militantët kishin vrarë më shumë se 40 mijë persona. Kjo ngjarje ndodhi në vitin 1984.