Rajon & Botë

Sulm në spitalin më të madh ushtarak në Kabul, dhjetëra të plagosur

Sulmuesit kanë hyrë në spitalin më të madh ushtarak në Kabul duke shkaktuar një betejë armësh, thotë ministria e mbrojtjes afgane.

“Spitali Sardar Daud Khan është sulmuar,” tha një zëdhënës.

Spitali ka 400 krevate dhe është në afërsi të ambasadës amerikane.

Një punonjës i spitalit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se e ka parë një person  të armatosur  të veshur me uniformen e një mjeku i cili sipas tij më pas ka shkaktuar zjarr  duke vrarë dy persona.

Të paktën 13 njerëz u plagosën në këtë sulm të cilët u dëeguan në spitale të tjera, sipas  raporteve të  televizivionit Tolo Neës, duke cituar zyrtarët e shëndetit.

Një anëtar personeli i spitalit ka shkruar në Facebook: “Sulmuesit janë brenda spitalit Lutuni për ne.”.

Gjashtëmbëdhjetë persona u vranë në sulme vetëvrasëse talebane në Kabul një javë më parë, transmeton KosovaPress.