Dy oficerë të policisë janë vrarë në dy pritje të ndara nga të shtënat me armë, afër Des Moines, Iowa, thonë autoritetet amerikane.
Oficeri i parë, i cili punonte për Departamentin e Policisë të Urbandale, u vra sot në orët e hershme të mëngjesit, teksa po i përgjigjej një thirrje për të shtëna me armë në Urbandale, jugperëndim të Des Moines, transmeton Express.
Autoritetet njoftuan se oficeri u gjet i vdekur në vend të ngjarjes.
Rreth 20 minuta më vonë, një oficer i Des Moines e gjeti të vdekur një oficer tjetër nga departamenti i njëjtë.
Edhe oficeri i dytë, njësoj si i pari, gjendej i ulur në makinën policore të patrullimit, pa shenja jete./Express