Rajon & Botë

Sulm në SHBA, qëllohen 2 policë (Foto)

Policia amerikane është duke e kërkuar një të dyshuar, i cili ka qëlluar me armë dy oficerë të policisë në perëndim të Pennsylvania.

Sulmi ka ndodhur sot në orën 4 të mëngjesit, sipas kohës lokale, raporton Independent, përcjell Express.

Kryetari i Canonsburg, Dave Rhome, ka thënë për radion “WJPA” se dy oficerë janë qëlluar, por nuk dihet gjendja e tyre.

Emrat e oficerëve s’janë bërë të ditur./Express/