Rajon & Botë

Sulm në Pakistan: 40 të vrarë dhe 50 të plagosur

Së paku 40 persona u vranë nga eksplodimi që ndodhi në hyrjen kryesore të një spitali në qytetin Kueta të Pakistanit jugperëndimor.

Sipas Dunya News, 50 persona janë të plagosur dhe 40 të tjerë të vdekur nga ky shpërthim.

Shpërthimi ndodhi pak kohë pasi trupi i i një avokati të njohur të vrarë ishte sjellë në spital, andaj mbetet ende e panjohur se kush kishe dorë në vrasjen e avokatit, Kilal Kasi, i cili u qëllua më herët nga disa të shtëna që ndodhën derisa shkonte në gjykatë.

Ndër viktimat besohet se ka edhe gazetarë.

Deri tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm që ndodhi në hyrje të spitalit.