Rajon & Botë

Sulm në një xhami në Kanada, 6 të vrarë

Gjashtë persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një xhami në Quebec City, Kanada, tha policia.

Sulmi me armë zjarri ndodhi në Qendrën Kulturore Islamike Quebec  të dielën në mbrëmje, ku më shumë se 50 njerëz ishin mbledhur për lutjet e mbrëmjes.

Një i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes dhe një tjetër është arrestuar në afërsi. Policia nuk beson se ka të dyshuar të tjerë lidhur me këtë rast.

Autoritetet kanadeze po i trajtojnë të shtënat si një sulm terrorist.

“Ne e dënojmë këtë sulm terrorist  ndaj myslimanëve në një qendër të adhurimit dhe strehimit,” tha kryeministri Justin Trudeau në një deklaratë, transmeton KosovaPress.