Rajon & Botë

Sulm në një kishë të Teksasit, raportohet për viktima

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një Kishë në Teksas gjate lutjeve të së dielës, ku sipas mediave lokale kanë pësuar shumë viktima.

Edhe Policia tha së bëhet fjalë për shume viktima, por se nuk e ka specifikuar numrin. Në mesin e viktimave është edhe vet sulmuesi.

Sulmi ndodhi në Kishën Baptiste në Sutherland Springs në zonën Wilson, transmeton KosovaPress.

Për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa helikopterë, ndërsa të pranishëm janë edhe agjentë nga FBI.