Rajon & Botë

Sulm në Londër: Një person theret me thikë

Një person është therur me thikë nga dy sulmues në pikë të ditës në një qendër të dendur tregtare në Londër.

Incidenti ka ndodhur në qendrën tregtare “Westfield” në White City në mesditë, raporton Metro, përcjell Express.

Sipas raportimeve, dy persona janë parë duke ikur nga vendi i ngjarjes dhe duke bërtitur pas incidentit.

Pjesë të qendrës tregtare janë bllokuar nga policia.