Të paktën 17 ushtarë kanë vdekur pasi militantët kishin sulmuar me bombë një kamp ushtarak në Kashmir të Indisë.
Sipas ushtrisë në Indi, katër militantët gjithashtu kanë vdekur nga ky shpërthim, shkruan CNN, transmeton Express.
Sulmi ndodhi në qytetin Uri, rreth 102 kilometra nga Srinagar të Kashmirit.
Ende është e paqartë se cili grup terrorist kreu sulmin, mirëpo besohet se arsyeja e sulmit ka të bëjë me tensionet që po zhvillohen në kufirin me Pakistanin, i cili po kontrollohet nga ushtria në Indi.
Tags:kashmir