Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prizren është sulmuar konsullata turke.
Sipas kryeprokurori të Prokurorisë Themelore Sylë Hoxhaj, ngjarja ka ndodhur rreth orës katër , ndërsa ekipet me ekspert të forensikës po merren me rastin, ndërsa në vendngjarje janë gjetur një gurë dhe dy shishe që dyshohet të jenë me benzin apo gaz molotovi, për të cilat fjalën e fundit do ta thonë ekspertët tha për RTK-në kryeprokurori Sylë Hoxha.
Ai bëri të ditur se deri më tani janë ndaluar pesë persona dhe janë bastisur edhe shtëpitë e tyre, por nuk është gjetur diçka e dyshimtë./rtklive.com