Dy policë janë sulmuar në stacionin policor Bit Pazar, njofton MPB. Sulmin e ka kryer 20 vjeçari me iniciale D.N. i cili është ndaluar nga policia.
Në korridorin e stacionit ai fillimisht ka sulmuar një polic, duke e goditur me grushta në stomak dhe në kokë, e pastaj ka tentuar të ja marrë edhe armën zyrtare, shkruan gazeta lajm.
Në atë moment një tjetër polic ka tentuar ta pengojë sulmuesin D.N., mirëpo ai e ka larguar dhe si pasojë polici është rrëzuar dhe me kokë ka goditur murin. Polici njofton se pas ndriçimit të plotë të rastit, kundër 20 vjeçarit do të ngritet padi adekuate.