Aktuale

Sulm ndaj dy klubeve të natës në Beograd

Dy sulme kanë ndodhur në Beograd gjatë natës, në dy klube. “The Freestyler Club” që gjendet në afërsi të lumit Sava dhe klubit tjetër të natës “Tilt”, i cili është me lokacion afër klubit të parë.

Policia ka thënë se klubi “The Freestyler” është kapluar nga zjarri, mirëpo ende nuk është raportuar se ka ndonjë person të lënduar, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.

Pak minuta më vonë, një shpërthim ishte dëgjuar në klubin tjetër “Tilt” i cili gjendet në afërsi të klubit të parë, përkatësisht përballë tij.

Televizioni shtetëror serb thotë se një koktej molotovi ishte hedhur në drejtim të klubit gjatë natës.