Aktuale

Sulm fizik në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Policia raporton se dy persona janë dërguar në QKU për trajtim mjekësor pasi që janë sulmuar nga një i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan ku sipas Policisë viktimat dhe i dyshuari kishin një mosmarrëveshje mes vete.

 

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./KosovaPress/