Rajon & Botë

Sulm i dyfishtë në bazën ushtarake në Jemen

Në dy sulme terroriste më bomba që ndodhën në bazën ushtarake në Jemen janë vrarë gjithsej 4 persona
Sulmi i dyfishtë ka goditur bazën ushtarake pranë aeroportit Aden të Jemenit, ku ka lënë të vrarë të paktën katër persona.

Sipas burimeve të brendshme të ushtrisë për AFP, një nga makinat e mbushur me eksploziv ishte parkuar pranë hyrjes së bazës, ndërsa mjeti i dytë shpërtheu brenda bazës, transmeton GazetaExpress.

Burimi gjithashtu tha se pas shpërthimeve, u dëgjuan edhe të shtëna armësh, me sa duket mes ushtrisë dhe sulmuesve.