Militantët kurdë kanë kryer një sulm me bombë në një bazë ushtarake në Turqinë juglindore gjatë natës, duke lënë të vrarë 4 ushtarë dhe një roje të fshatit.
Ky ishte sulmi i dytë i tillë brenda 12 orëve në këtë rajon, i cili është kryesisht me kurdë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Në sulmin e parë, u plagosën dhjetëra ushtarë nga sulmet me bomba nga grupi terrorist kurd PKK.
Megjithatë, ushtria turke ka nisur një operacion për t’i kapur autorët.
Rreth mesditës të së shtunës një sulm me bombë në provincën Mardin, qytet i cili gjendet në afërsi të kufirit me Sirinë, u vranë dy ushtarë dhe dhjetëra civilë u plagosën.