Rajon & Botë

Sulm me armë zjarri në një restorant në Stamboll: 1 i vrarë 2 të plagosur

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur sot në një sulm me armë zjarri në një restorant në rrethinën Beykoz në Stamboll, Turqi.

Agjencia e lajmeve e Turqisë, “Dogan”, raporton se sulmuesi ka shtënë ndaj një konsumatori në restorant, i cili dyshohet se ishte vrasësi i babait të sulmuesit para 12 viteve, transmeton Express.

Incidenti nuk është ndërlidhur me sulm të mundshëm terrorist, sipas mediave turke.

Dy konsumatorë të tjerë janë plagosur në restorant.