Dhjetëra civilë janë vrarë dhe janë plagosur në një sulm ajror që goditi sot një fshat që kontrollohet nga ISIS-i dhe që ka popullatë kryesisht kurde afër kufirit verior sirian me Turqinë.
Lajmi është bërë i ditur nga Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, transmeton Express.
Ky grup, deri më tani raporton për 13 civilë të vrarë, por thotë se me shumë gjasë, numri i të vdekurve do të rritet, meqë ka shumë civilë që janë plagosur rëndë.
Edhe ushtria turke edhe koalicioni kundër ISIS-it, i udhëhequr nga SHBA-të, kryejnë sulme ajrore mbi këtë rajon, por nuk është tamam e qartë se kush është përgjegjës për këtë sulm ajror.