ShowBiz

“Sulltanesha Hyrem” shtrohet në spitalin e Beogradit, ja çka i ka ndodhur (Video)

Meryem Uzerli është shtruar në një spital të kryeqytetit serb të Beogradit.

 

E gjithë kjo pasi që aktorja turke e kishte tepruar me konsum të alkoolit në lokal nate në Serbi.

“Sulltanesha” më mirë e njohur prej serialit ‘Sulejmani i Madhërishëm’ po xhiron një film në Beograd nën regjinë e Ozan Aciktan, transmeton “Telegrafi”.

Filmi “Annemin Yarasi” bën fjalë për një familje boshnjake, e cila torturohet nga forcat paramilitare serbe.

Sipas raporteve mjekësore, aktorja kishte konsumuar shumë alkool për një kohë të shkurtër.

Tashmë, trilleri i filmit është publikuar në “YouTube”, të cilin mund ta shikoni më poshtë.