ShowBiz

“Sulltanesha Hyrem” ndan një moment të veçantë nga dasma e “Savashit” (Video)

Aktori i njohur Murat Yildirim, i famshëm tek ne si “Savashi”, i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme.

Ai u martua me aktoren dhe modelen Iman Elbani. Lidhja e tyre nuk kishte kohe që ishte bërë publike, shkruan Magazina.al.

Në ceremoninë e dasmës morën pjesë edhe kolegët e afërt të “Savashit”. Në mesin e tyre edhe aktorja e njohur Meryem Uzerli apo “Sulltanesha Hyrem”.

Ndryshe dyshja ishin pjesë e një projekti televiziv, ku kishin rolet kryesore. Kjo i bëri edhe me të afërt ndoshta, prandaj në dasmën e çiftit nuk kishte si te mungonte “Sulltanesha”.

Ajo si duket është kënaqur shumë në kë organizim. Në një video të shpërndarë në Instagram, shihet një moment i veçantë i çiftit, ku edhe i ka uruar çiftin me të ri.