Reperi Noizy është në korrje të sukseseve të vazhdueshme në karrierën e tij.
Përpos koncertit të madh që mbajti në qendër të Tiranës me mbi 100 mijë njerëz e që mbetet si një ndër suksese më të mëdha, Noizy këtë herë është zgjedhur edhe artisti më i klikuar shqiptar në kanalin ‘Youtube’, transmeton Indeksonline.
Noizy këtë epitet ka marrë falë punës së palodhshme që ka bërë në realizimin e shumë këngëve të tij, e që vazhdojnë të jenë hite të padiskutueshme.
Reperi pritet që me 7 korrik të bëjë edhe p publikimin e këngës së tij të re, e që quhet 100 kile./Indeksonline/