Aktuale

Suharekë: Gjendet granatë dore në pronën e një personi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes raportit 24- orësh se dje në Komunën e Suharekës një person ka hasur në pronën e tij një mjet shpërthyers, granatë dore, raporton Gazeta Express.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësiti i FSK-së në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë pasojë e ka bërë shpërthimin e atij mjeti.

“ Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pronën e tij ka hasur në një mjet shpërthyes – granatë dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësiti i FSK-së në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë pasojë e ka bërë shpërthimin e atij mjeti”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaExpress