Dje në Suharekë një personit i është djegur stalla me 22 copë bagëti dhe një sasi ushqimi.
“Suharekë 25.08.2016-05:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur stalla me 22 copë bagëti dhe një sasi ushqimi. Njësit përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin policor, transmeton Gazeta Express.