Suedia ka prodhuar më shumë rrymë përmes mullinjve të erës këtë vit se në vitet e kaluara.
Gati 5.7 milionë kilovat energji janë prodhuar përmes mullinjve të erës, kjo falë stuhisë së erës të njohur si “Urd” dhe motit intensiv nëpër jug të vendit, transmeton Express.
Me këtë, Suedia theu rekordin e vetë të vënë para një viti, pasi këtë herë prodhoi më shumë se gjysmë milioni kilovat rrymë më shumë.
“Moti me erëra jashtëzakonisht të forta në disa ditët e fundit do të thotë se kemi prodhuar rrymë përmes erës, gati po aq sa prodhojnë gjashtë termocentrale nukleare. Kurrë nuk kemi prodhuar kaq shumë në të kaluarën,” ka thënë shefi i menaxhmentit të Bixia, Anders Enggvist