Rajon & Botë

Suedia dënon Rusinë për aneksimin e Krimesë

Sipas njoftimit të ueb-faqes së Ministrisë suedeze të Punëve të Jashtme, Wallstrom, theksoi se ky është viti i tretë i aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Margot Wallstrom sot theksoi se Suedia vazhdon të dënojë agresionin rus dhe të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës sipas të drejtës ndërkombëtare.Sipas njoftimit të ueb-faqes së Ministrisë suedeze të Punëve të Jashtme, Wallstrom, theksoi se ky është viti i tretë i aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.“Thellë jemi të shqetësuar për përkeqësimin e kushteve për jetën të tatarëve të Krimesë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në rajon”, tha Wallstrom.
Ajo shtoi: “Ne qëndrojmë prapa politikës së BE-së për mosnjohje dhe i bëjmë thirrje të gjitha anëtareve të OKB-ve që të zbatojnë politikë të ngjashme lidhur me integritetin territorial të Ukrainës”.Ukraina është përfshirë nga konflikti që nga marsi i vitit 2014 shoqëruar me aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë pas votimit ilegal për pavarësi. Kjo vijoi pas protestave të dhunshme antiqeveritare të cilat sollën përmbysjen e presidentit të atëhershëm Viktor Janukoviç.Asambleja e Përgjithshme e OKB-ve votoi si ilegale shpalljen e aneksimit rus të Krimesë. Së bashku me shumë vende të OKB-ve, SHBA-të, BE-ja dhe Turqia, po ashtu, nuk e njohin Krimenë si territor rus.