Por ministri i informacionit Michael Lueth pretendon se “situata është normale dhe tërësisht nën kontroll”.
Misioni i OKB-së atje njoftoi se ndërtesat e tij janë dëmtuar dhe se qindra vetë kanë kërkuar strehim në komplekset e organizatës. Krerët ushtarakë mendojne se President Salva Kiir nuk po tregohet serioz sa i takon marrëveshjes se paqes.
Të paktën 150 vetë u vranë në luftimet e së premtes përpara se qetesia të rivendosej disi ditën e shtunë. Por mediat lokale raportuan sot se bilanci i vdekjeve është më i lartë e mund të shkoje deri në 271 të vdekur.