Luis Suarez, sulmuesi i Barcelonës, beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.
Cristiano Ronaldo kishte një sezon fantastik. Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe “Euro 2016” me Portugalinë.
Por. sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë. I pyetur se kush e meriton “Topin e Artë”, reprezentuesi uruguaian nuk pati dyshime.
“Titujt mund t’i japin Ronaldos një përparësi. Por, mendoj se Messi është futbollisti më i mirë në botë, pavarësisht të tjerave. Ai vendos ndeshjet, e bën dallimin ani pse nuk ka fituar me Argjentinën”, ka deklaruar Suarez. /Express/