“Stupcat Group” dhe kompania “Gjirafa Video” kanë arritur marrëveshjeje bashkëpunimi. Nga sot “Stupcat” do të kenë kanalin e tyre në Gjirafa.Humoristët e “Stupcave Group” kanë theksuar për shkak të përvojave të këqija që “Stupcat” kanë pasur me kanalin “Youtube” dhe kanë vendosur të largohen nga kjo platformë, raporton Ekonomia Online.Drejtori i “Gjirafas”, Mërgim Cahani, këtë bashkëpunim me “Stupcat” e quan një hap të vogël, ngase vizioni i tre është i madh.“Sot bashkëpunimin që po e bëjmë është një hap i vogël por mendoj që vizioni jonë është një hap shumë i madh. E para është këtë vit e shikova cilat janë ato dhjetë kompani që shumica prej tyre janë të teknologjisë informative.
Në këtë listë sektori financiar është i shtati. Dua të them se një aplikacion është më i vlefshëm se krejt kompania e ‘Ferrarit’. Ne zakonisht e kemi pa teknologjinë si sektor të ndarë, por tani mund të themi që teknologjia është pjesë e gjithë sektorëve. Ne duhet t’i bashkojmë teknologjinë me atë të produksionit”, ka thënë ai.Humoristi Mensur Safqiu, tregoi për përvojën jo të mirë me platformën “Youtube”.“Ne e kemi filluar aktivitetin duke bërë xhirime me kaseta, mandej erdhi ‘Youtube’ ku ne personalisht kemi përvoja shumë të këqija dhe ne jemi një pikë ujë në ‘Youtube’. Ne filluam bashkëpunimin me ‘Gjirafa’. Qëllimi është që ne me audiencën tonë së bashku me ‘Gjirafën’ me e ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ai.