Stupcat kanë treguar mbështetjen e tyre për përfaqësuesen e Kosovës në një mënyrë tejet interesante
Përfaqësuesja e Kosovës nesër në mbrëmje do të bëjë debutimin historik në kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018” me takimin që do të zhvillohet si mysafirë kundër Finlandës, përcjell Gazeta Express.
Tifozët e Kosovës, Dardanët, kanë publikuar një video në rrjetet sociale ku shihen humoristët e mirënjohur shqiptar stupcat, duke bërë veprime të ngjashme me ato të Rita Orës (pjesë e klipit të xhiruar në Kosova), teksa mbajnë flamurin e Kosovës në qafë.
Më këtë video stupcat kanë dashur të tregojnë se të bashkuar jemi të pamposhtur. /Express/