Stuhia e shiut që ka pushtuar Texas-in ka arritur të shndërrojë gjitha rrugët në lumenj dhe duke lënë kështu mijëra banorë të bllokuar në shtëpitë e përmbytura.
E sipas raportimit të CNN, kjo stuhi tropikale ende mund të vazhdojë me 15 inç shi në pjesën juglindore të Texas-it, dhe të Luzianës jugperëndimore, duke përfshirë edhe zonën Houston-it, ku mijëra njerëz janë shpëtuar dhe shumë të tjerë ende presin për ndihmë,transmeton Indeksonline.
Stuhia kishte filluar nga lindja për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, duke përkeqësuar kështu situatën e përmbytjeve katastrofike dhe kërcënuese për jetën.
Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj stuhie dhe mijëra të tjerë besohet të kenë mbetur të bllokuar.
Rojet bregdetare po vazhdojnë të marrinë më shumë se 1000 mijë thirrje në orë teksa theksohet të kenë shpëtuar më shumë 3 mijë njerëz të hënën.
Njerëzit janë kthyer në aplikacionin zanor të zhurmës ‘Zello’ për të raportuar situatat e tyre të tmerrshme.
Një çift i moshuar i bllokuar në çati, një familje e bllokuar me tre fëmijë, duke përfshirë dhe një tjetër me autizëm janë vetëm disa nga personat e bllokuar nga kjo stuhi.
Gjithashtu zyrtarët federalë kanë parashikuar se stuhia vdekjeprurëse do të dërgojë 30 mijë njerëz në strehimore dhe do të nxisë 450 mijë të tjerë që të kërkojnë ndihmë për fatkeqësinë.
Ndërkohë pritet që Presidenti amerikan, Donald Trup t’i vizitojë sot disa pjesë të vendit të goditur nga Uragani Harvey, për të shqyrtuar përpjekjet e ndihmës./Indeksonline/
Shikoni VIDEON duke klikuar KETU