Uragani Irma është ngritur në kategorinë më të lartë, atë të pestë të stuhive.
Uragani pritet të sjell erëra deri në 280 km/h, njofton Qendra Amerikane e Uraganeve, transmeton portali arbresh.info
Irma ishte projektuar për të goditur Ishujt Leeward në Karaibe, duke shkaktuar stuhi, erëra kërcënuese për jetën dhe shi të rrëmbyer.
Shteti amerikan i Floridës ka deklaruar gjendje të jashtëzakonshme./arbresh.info/