Shtrëngata të fuqishme kanë goditur mbrëmë Ulqinin, ku janë shkaktuar dëme të mëdha.
Shiu dhe era kanë dëmtuar makina, janë rrëzuar drunjtë, ndërsa edhe në pjesën e plazhit raportohet për dëme të mëdha materiale.
Në një video shihen reshjet e mëdha të cilat kanë vazhduar gjatë gjithë natës.
Ndërsa raportohet se përveç Malit të Zi, edhe Shqipëria është goditur nga kjo stuhi e frikshme.
Kujtojmë se meterologët kanë njoftuar se mot i ngjashëm do të mbajë edhe dy ditët në vijim, derisa temperaturat e larta pritet të rikthehen përsëri.