Aktuale

Stuhia e fortë në Gjermani preku edhe kosovarët

Stuhia “Sabine” e ka goditur Gjermaninë gjatë fundjavës. Atje pati edhe breshër dhe përmbytje.

Ky mot po i prekë edhe kosovarët, pasi që një numër i madh i tyre jetojnë në Gjermani.

Njëri prej tyre është edhe vëllai i ish-kandidatit për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori.

Ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se nga stuhia i është dëmtuar vetura vëllait të tij, por që nuk është lënduar.

Postimi i plotë i Drenorit pa ndërhyrje:

Stuhia #Sabine ne Gjermani ma paska preke pak edhe vellaun e vogel ne Gjermani, Avniun.

Shyqyr veq demtim i vetures. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN