Fluturimet janë anuluar, rrugët janë mbyllur dhe shumë amvisëri në Zelandën e Re sot kanë mbetur pa rrymë, si pasojë e erërave të fuqishme, shiut dhe borës, të cilat kanë kapluar këtë shtet.
Era e fuqishme e cila ka fryrë nga jugu me shpejtësi prej 160 kilometrash në orë, ka goditur kryeqytetin Uelington dhe më pas është nisur drejt Okland në veri, qyteti i dytë më i madh në Zelandën e Re, transmeton Reuters.