Studiuesi i UFO-ve Scott C. Waring ka deklaruar se në satelitin “Fobos” të planetit të kuq, është zbuluar një objekt gjigant, që me sa duket, rezulton të jetë një bazë jashtëtokësorësh, raporton Planet Today.
Duke analizuar imazhet e Fobos, Waring ka gjetur një lapidar të çuditshëm që nuk duket të jetë një formacion natyror.
Sipas tij, imazhet janë duke u punuar me Photoshop për ti bërë më të qarta, megjithatë baza misterioze mbetet e dukshme.
Waring beson se ajo është një bazë alienësh, nga e cila ata modifikojnë orbitën dhe shpejtësinë e satelitit.
Sipas studiuesit, gjatësia e bazës është e gjatë më shumë se 2 kilometra.
Eksperti përjashton mundësinë që struktura e pazakontë e satelitit mund të formohet natyrshëm.
Gjithashtu, shton se flitet prej shumë kohësh për ekzistencën e një baze alienësh në Fobos.
Imazhet e reja në Fobos, një prej satelitëve të Marsit, janë marrë së fundmi gjatë programit “ExoMars”, i kryer nga Agjencia Hapësinore Evropiane dhe Agjencia ruse “Roscosmos Space”.