Rajon & Botë

Studimi: SHBA-ja mund të përballet me një “makth bërthamor” më të madh se Fukushima

SHBA-ja ka nënvlerësuar rreziqet e sigurisë bërthamore, pasi një zjarr i vetëm në zonat bërthamore mund të çojë në pasoja “shumë më të mëdha se Fukushima”, ka bërë të ditur një studim i ri.

Shkencëtarët amerikanë kritikuan ashpër Komisionin Bërthamor për injorimin e rrezikut potencial, raporton “New York Post”.

Nëse lëndët djegëse në një nga dhjetë vendet bërthamore amerikane ndizen, do të përballemi me pasoja më të tmerrshme se katastrofa e Fukushimas [në Japoni]”, paralajmëruan hulumtuesit nga Universiteti “Princeton”.

Fatkeqësia do të çonte në “pasoja miliarda dollarëshe”, pasi zjarri hipotetik do të rezultojë në ndotjen e një zone më të madhe se New Jersey dhe do të detyrojë zhvendosje masive, sqaron ata. /syri.net/