Kuriozitete

Studimi: “Qëllimi për jetën” ju ndihmon të flini më mirë dhe të mos vuani nga pagjumësia Studimi: “Qëllimi për jetën” ju ndihmon të flini më mirë dhe të mos vuani nga pagjumësia Duke pasur një arsye të

Duke pasur një arsye të mirë për t’u zgjuar nga shtrati në mëngjes, mund të ju ndihmojë të flini më mirë gjatë natës, ka treguar një hulumtim.

Studimi gjeti se ata që në jetën e tyre kanë një qëllim janë më pak të ngjarë të vuajnë nga pagjumësia dhe çrregullimet gjumi gjatë një periudhe të gjatë, transmeton Indeksonline.

Shkencëtari Dr. Jason Ong, nga Universiteti Northwestern në SHBA, thotë: “Të dinë njerëzit qëllimin apo arsyen e jetës, mund të jetë një strategji efektive, një dozë “droge” për të përmirësuar cilësinë e gjumit”.

Nga 823 pjesëmarrës në studim, të cilët kishin një moshë mesatare prej 79, të cilët janë përgjigjur në një sërë pyetjesh mbi qëllimin e jetës dhe gjumit.

Njerëzit të cilët kanë ndjerë se jeta e tyre kishte kuptim kishin 63 për qind më pak gjasa të përjetojnë apene të gjumit, një problem që të çon në zgjim të përsëritur gjatë natës.

Në përgjithësi cilësia e tyre e përgjithshme e gjumit është treguar të jetë më e lartë./Indeksonline/