Varësia ndaj internetit rrit normën e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut.
Kështu thotë një studim i ri, derisa thekson se shkencëtarët monitoruan 144 të rritur gjatë dhe pas një sesioni të shkurtër online, duke kontrolluar nivelin e zemrës dhe ankthi.
Ndër ata që pranuan të përdorin shumë telefonat dhe laptopët e tyre, pati një rritje të theksuar të ankthit dhe presionit të gjakut pas përfundimit të seancës së tyre.
Në fakt, reagimet e tyre trupore ishin pothuajse identike me ato që shiheshin tek të varurit kur nuk mund të merrnin alkool, kanabis apo heroinë.
Studimi u bë në Universitetin Swansea dhe efektet trupore të të eksperimentuarve ishin pothuajse të njëjta me ato që shihnin personat e varur nga droga kur nuk mund të merrnin “goditje”.
Ata që pranuan se kalonin 6 orë në ditë online, kishin goditje të rënda.